Reagon presidenti i Llapit pas shumë kritikave për formën e dobët të skuadrës: Edhe vitin e kaluar na kritikuan, por i fituam dy trofe

Reagon presidenti i Llapit pas shumë kritikave për formën e dobët të skuadrës: Edhe vitin e kaluar na kritikuan, por i fituam dy trofe

Sport September 18, 2021 - 23:49

Skuadra e Llapi e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina ka fituar vetëm dy pikë në pesë ndeshje të zhvilluara, shkruan Zeri.info.

Për këtë start të dobët ka pasur shumë kritika, derisa tani ka reaguar edhe presidenti i klubit, Beqir Batatina përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Të dashur llapjanë dhe simpatizantë të vërtetë të klubit ju ftoj të rrini të qetë dhe mos të bini pre e kritikave pa vend të disa prej njerëzve që nuk ia duan të mirën klubit të zemrës, Llapit.

Edhe vitin e kaluar shumë kanë kritikuar e nuk na kanë besuar megjithatë ua treguam vendin kritikave të tyre me dy trofe të fituara brenda një kohe të shkurtër.

Në vend të kritikave e komenteve qëllim keqe ju ftoj të bashkohemi që ta përkrahim Llapin sepse Llapi nuk është i imi e i vëllezërve “Batatina” që me mund e sakrificë e sollën këtu ku është por Llapi është i të gjithëve kështu që sa do që kontribojmë e bëjmë klubin edhe më të fortë”, shkroi ai. /Zeri.info

Image