EKSKLUZIVE: Talenti nga Kosova, Diar Halili do të transferohet te FC Porto

EKSKLUZIVE: Talenti nga Kosova, Diar Halili do të transferohet te FC Porto

Sport September 18, 2021 - 22:57
DETAJET

Futbollisti i talentuar kosovar, Diar Halili, do ta vazhdojë karrierën te skuara skuadra e madhe portugeze, FC Porto, shkruan Zeri.info.

Halili i ka kaluar provat dhe testet mjekësore te ky ekip. 

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Zeri.info” nga burime të sigurta pranë lojtarit.

18-vjeçari në edicionin e fundit la përshtypje tejet pozitive te skuadra e Besës së Pejës.

Halili do te prezantohet te ekipi portugez javën që vjen. 

Image

Ai në edicionin e fundit në Superligë u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.

Diari është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U-17 dhe U-19. 

Kujtojmë se në gusht të këtij viti me Porton firmosi edhe futbollisti tjetër nga Besa e Pejës, Gentrit Salihu. /Zeri.info