Arteta pas fitores ndaj Burnleyt: Arsenali dominoi dhe duhej të kishte shënuar më shumë në pjesën e parë

Arteta pas fitores ndaj Burnleyt: Arsenali dominoi dhe duhej të kishte shënuar më shumë në pjesën e parë

Sport September 18, 2021 - 20:36

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur pas fitores ndaj Burnleyt, shkruan Zeri.info.

Ekipi i Artetes fitoi me rezultat 0:1, të cilin e shenoi Martin Odegaardi në min 30-te.

"Një fitore e vështirë në fushën e kundërshtarit, ku është e vështirë të luash. Ishte e rëndësishme të ishe gati për betejë.

Në pjesën e parë, ne patëm disa periudha vërtet të mira kur dominuam dhe duhej të kishim shënuar më shumë gola.Në pjesën e dytë, ne e dhamë topin shumë herë për asgjë.

Ne kemi lojtarë që nuk janë ende në formën e tyre më të mirë, por ata bënë çdo përpjekje - dhe ne fituam.

Jam shumë krenar për veprimet e djemve në mbrojtje, jam shumë i lumtur me fitoren. Dy fitore radhazi, dy ndeshje të thata. Kemi shumë për të kapur.

Martin Edegaardi të gjejë zona të lira, ai punon shumë. Ai po bëhet një drejtues i vërtetë i ekipit ", tha Arteta. /Zeri.info