Interi shkatërron Bolognan, triumfon me gjashtë gola të shënuar

Interi shkatërron Bolognan, triumfon me gjashtë gola të shënuar

Sport September 18, 2021 - 20:15

Interi ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, shkruan Zeri.info.

"Nerazzurrët" i janë kthyer fitores pas barazimit me Sampdorian, pasi kanë mposhtur Boglonan dhe kanë marrë kreun e renditjes

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendaset, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte sulmuesi, Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Denzel Dumfries.

Në minutën e 30-të ishte Milan Skriniar që shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të Federico Dimarco, ndërsa Nicolo Barella (34’) shënoi për 3-0 dhe me këte rezultat ekipet shkuan në pushim.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 54-të dhe ishte Matias Vecino, i cili shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Dimarcos.

Edin Dzeko shënoj në minutën e 63-të për 5-0 dhe në të 68-tën golin e dytë personal për epërsinë 6-0.

Krejt në fund mysafirët gjeten golin e nderit me anë të Arthur Theate (87′), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.

Pas kësaj fitore, Interi është pozitën e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna renditet e shtata me 7 pikë.

Në ndeshjen e radhës, "Nerazzurrët" luajnë në udhëtim te Fiorentina, ndërsa Bologna e pret Genoan.  /Zeri.info