Rashica luan 87 minuta për Norwichin pa lënë shenjë, pëson humbje nga Watford

Rashica luan 87 minuta për Norwichin pa lënë shenjë, pëson humbje nga Watford

Sport September 18, 2021 - 19:40

Milot Rashica me Norwichin, si duket nuk po sheh ditë të mira edhe pas xhiros së pestë në Ligën Premier, duke pësuar sërish humbje.

Rashica u paraqit nga minuta e parë, por nuk iu shkoi me Watfordin të cilët fituan në fund me rezultat 3-1.

Për Norwichin shënoi futbollisti Pukki (35′) dhe për Watfordin, Dennis (17′) dhe Sarr (63′ e 83′).

Rashica ka luajtur sot 87 minuta dhe ende nuk po e gjen as golin e parë të tij personal.

Ai kishte një rast të mirë në pjesën e dytë, por goditja e tij u ndal nga Ben Foster.

Norwichi është në fund të tabelës pa pikë.

Norwichi në ndeshjen e radhës përballet me Evertonin si mysafire.