Man City 0-0 Southamphton, vlerësimi për Armando Brojën dhe të tjerët

Man City 0-0 Southamphton, vlerësimi për Armando Brojën dhe të tjerët

Sport September 18, 2021 - 18:47

Manchester City ka barazuar ndaj Southamptonit me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Premier, shkruan Zeri.info.

Skuadra e Guardiolas nuk ka arritur të vazhdoj serinë e fitoreve, pasi pas tri triumfeve ka barazuar në shtëpi ndaj Southamptonit.

Në këtë ndeshje, në minutën e 68-të u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, por pa arritur të lë gjurmë.

Ai është vlerësuar me notën 6.5 për ata minuta që ishte në fushë.

Në anën tjetër, Ruben Diasi ishte më i mirë në fushë me notën 7.9.

Te Southamhphton më i miri ishte mbrojtësi Jan Bednarek me notën 7.6. /Zeri.info