Atletico Madridi dhe Bilbao ndahen në paqe

Atletico Madridi dhe Bilbao ndahen në paqe

Sport September 18, 2021 - 18:38

Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao janë ndarë baras, me rezultat 0-0 në kuadër te xhiros së pestë në La Liga, shkruan Zeri.info.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët tentuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Sulmuesi, Angel Correa në min 47’ dhe mesfushori, Marcos Llorente në75’ rrezikuan për Atleticon, por pa pasur sukses dhe ndeshja u mbyll me barazim 0-0.

Vlen të theksohet se vendasit luajtën nga minuta e 78-të me një lojtarë më pak, pasi Joao Felix u largua me të kuq nga gjyqtari.

Pas këtij barazimi, Atletico është në pozitën e parë me 11 pikë, ndërsa Bilbao në pozitën e katërt me 9 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Madridi luanë në udhëtim te Getafe, ndërsa Bilbao e pret Rayo Vallecanon. /Zeri.info