Thaçi: Kemi arritur një fitore me shumë vështirësi

Thaçi: Kemi arritur një fitore me shumë vështirësi

Sport September 18, 2021 - 18:36

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, ka përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e arritur ndaj Feronikelit.

“Feronikeli ka lojtarë me përvojë, që ne nuk i kemi, por ajo që na bën të jemi skuadër më e mirë është dëshira për të arritur fitoren".

Ishte ndeshje e fituar me shumë vështirësi, por e rëndësishme është që kemi arritur te pikët e plota”, ka deklaruar Thaçi.

Malisheva fitoi 1:0 me golin e realizuar nga Donart Vitija dhe tani pas pesë xhirosh, Malisheva ka tri fitore.