Elshani: Nga një pakujdesi e humbëm ndeshjen!

Elshani: Nga një pakujdesi e humbëm ndeshjen!

Sport September 18, 2021 - 18:15

Kryetrajneri i Feronikelit, Faruk Elshani pas ndeshjes me Malishevën ka deklaruar se nga një pakujdesi në mbrojtje erdhi edhe të humbja.

"Industrialistët" u mposhtën nga Malisheva në “Liman Gegaj” me rezultat 1:0, e ku golin e kësaj ndeshje e ka realizuar Vitija në minutën e 62′.

“Një pakujdesi në mbrojtje ndodhi dhe pësuam gol, u munduam në vazhdim me disa ndryshime por që nuk arrijtëm të barazojmë.

Do të shikojmë dhe analizojmë ndeshjen e me pas edhe se ku do të ndërhyjmë për ndeshjen e radhës”, tha Elshani.

Feronikeli në xhiron e radhës takohet me Prishtinën.