Perla e Martin Odeegardit i jep tri pikët e radhës Arsenalit në udhëtim te Burnley

Perla e Martin Odeegardit i jep tri pikët e radhës Arsenalit në udhëtim te Burnley

Sport September 18, 2021 - 18:09

Arsenali ka marr fitore ndaj Burnleyt si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Premier.

Ndeshja nis më mirë për Arsenalin, që kishte më shumë nga loja, duke tentuat të arrijë te goli.

Por për të ardhur te shënimi u desh të pritej minuta e 30-të, kur norvegjezi Martin Odegaard me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit shënoi për 1-0.

Në pjesën e parë Arsenali ka mundur të shënojë golin e dytë, po Emile Smith Rove nuk ishte i saktë.

Burnley ishte më kërkues në fillimin e pjesës së dytë, duke rrezikuar, por Aaron Ramsdale ishte në vend, ndërsa Matej Vidra, nuk kishte sukses para porte.

Në minutën e 70-të vendasit kërkuan penallti, po pasi gjyqtari shikoi në VAR, vendosi që të mos akordojë një të tillë.

Kështu, Arsenali e morri fitorën e dytë me radhë, duke u ngjitur në pozitën e 12-të.