Marrëveshja shumë afër, Kjaer pranë rinovimit të kontratës me Milanin

Marrëveshja shumë afër, Kjaer pranë rinovimit të kontratës me Milanin

Sport September 18, 2021 - 12:02
Lajmet e fundit nga sporti

Simon Kjaer raportohet se është afër marrëveshjes me Milanin për rinovim të kontratës, shkruan Zeri.info.

32-vjeçari është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do e zgjasë kontratën deri më 30 qershor 2024.

Sipas mediave italiane, parimisht është arritur marrëveshja mes palëve, teksa tani mbetet edhe finalizimi.

Reprezentuesi danez u transferua në “San Siro” në vitin e kaluar nga Sevilla, teksa te “Rossonerët” është shndërruar në një prej futbollistëve kyç.

Kontrata aktuale e Simon Kjaer skadon më 30 qershor 2022. /Zeri.info