“L’Equipe” zbulon detaje të reja, kaq do të paguhet Messi gjatë qëndrimit te Paris Saint-Germaini

“L’Equipe” zbulon detaje të reja, kaq do të paguhet Messi gjatë qëndrimit te Paris Saint-Germaini

Sport September 18, 2021 - 11:30
Lajmet e fundit nga sporti

Lionel Messi kaloi te Paris Saint-Germain gjatë afatit kalimtar të verës, pasi i skadoi kontrata me Barcelonës dhe iu pamundësua rinovimi, shkruan Zeri.info.

Padyshim që transferimi i argjentinasit bëri bujë shumë të madhe. 34-vjeçari nënshkroi kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

“L’Equipe” së fundmi ka zbuluar disa detaje nga marrëveshja mes palëve. Sipas gazetës franceze, Messi te parisienët paguhet aq sa Neymari.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” në vitin e parë do të marrë pagë vjetore prej 30 milionë eurove (neto), teksa pastaj paga e tij do të rritet.

Në vitin e dytë, Messi do të ketë pagë vjetore prej 40 milionë eurove. Aq do të paguhet edhe në vitin e tretë, gjithmonë nëse shfrytëzohet opsioni në kontratë për të vazhduar mes tij dhe PSG-së edhe për vitin e tretë. /Zeri.info