Gjinovci e Nikqi marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CEV-it

Gjinovci e Nikqi marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CEV-it

Sport September 18, 2021 - 11:11
Lajmet e fundit nga sporti

Në Katowice të Polonisë sot po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Volejbollit - CEV.

Në Asamble, Federata e Volejbollit e Kosovës po përfaqësohet nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.

Krerët e FVK po e shfrytëzojn këtë aktivitet edhe për takime me federata të ndryshme nga evropa për bashkëpunim.

Gjinovci dhe Nikqi do të ndjekin nga afër edhe ndeshjet gjysëmfinale dhe finale të Kampionatit Evropian Euro Volley 2021, që do të zhvillohen sot dhe nesër. /Zeri.info