Pele përsëri në kujdes intensiv, rëndohet gjendja e tij

Pele përsëri në kujdes intensiv, rëndohet gjendja e tij

Sport September 18, 2021 - 09:19
Lajmet e fundit nga sporti

Gjendja e Peles raportohet se është përkeqësuar sërish, vetëm tri ditë pas lirimit nga spitali, shkruan Zeri.info.

80-vjeçari ishte operuar për të nxjerrë një tumor nga zorra e trashë dhe tani duket se gjendja e tij nuk është e mirë.

“Marca” me burime pranë ish-futbollistit brazilian ka shkruar se Pele megjithatë nuk është në gjendje kritike.

Sipas gazetës spanjolle, kontrollimi i tij ka të bëjë më shumë me moshën e tij të shtyerë që kërkon të merren masa paraprake.

Peles iu hoq tumori më 4 shtator. /Zeri.info