Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në top ligat evropiane

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot në top ligat evropiane

Sport September 18, 2021 - 08:59
Lajmet e fundit nga sporti

Ashtu si zakonisht, edhe e shtuna e sotme do të jetë e pasur me ndeshje të futbollit, shkruan Zeri.info.

Në Premier Ligë do të zhvillohen gjashtë ndeshje, me kampionin në fuqi, Manchester City, që e pret Southamptonin e Armando Brojës.

Liverpooli në “Anfield” do të takohet me Crystal Palacen, teksa Arsenali i shkon Burnleyt pa Granit Xhakën e suspenduar.

Norwich City i Milot Rashicës do të luajë ndaj Aston Villas.

Në Serie A do të zhvillohen tri ndeshje, teksa vëmendja do të jetë në takimin mes kampionit në fuqi, Interit, dhe Bolognas. Ndërkohë, Atalanta e Berat Gjimshitit sonte luan në udhëtim te Salernitana.

Në La Liga do të zhvillohet derbi mes kampionit, Atletico Madridit, dhe Athletic Bilbaos. Në Ligue 1 në program janë dy ndeshje, me kampionin, Lille, që luan në udhëtim te Lens. Në Bundesligë janë në program pesë ndeshje, me Bayern Munichin që e pret Bochumin.

Ndeshjet që zhvillohet në top ligat evropiane:

Image
Image

/Zeri.info