Java e pestë në Superligë fillon sot me dy ndeshje interesante

Java e pestë në Superligë fillon sot me dy ndeshje interesante

Sport September 18, 2021 - 08:16
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e shtunë) fillon java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Gjatë ditës së sotme në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat edhe e hapin këtë xhiro.

Ballkani e pret skuadrën që nuk po kalon formë të mirë, Llapin, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy skuadrave që po kalojnë nëpër formë të mirë, Malishevës dhe Feronikelit, në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00. /Zeri.info