Transferimi i Besart Berishës rriti vlerën, FC Prishtina bëhet klubi më i shtrenjtë në Kosovë

Transferimi i Besart Berishës rriti vlerën, FC Prishtina bëhet klubi më i shtrenjtë në Kosovë

Sport September 17, 2021 - 23:07
Lajmet e fundit nga sporti

Pas ardhjes së Besart Berishës, FC Prishtina është bëri klubi me vlerën më të madhe nga Superliga e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Faqja e specializuar “Transfermarkt” më 15 shtator ka bërë përditësimet e fundit, në ditën kur Besart Berisha u zyrtarizua te kryeqytetasit.

Sulmuesi 36-vjeçar ka shtuar vlerën e Prishtinës për 350 mijë euro, aq sa vlerësohet lojtari në tregun e transferimeve. Kampionia në fuqi e Kosovës tani kap vlerën prej 4.25 milionë eurove dhe është klubi më i shtrenjtë në Kosovë.

Megjithatë, nga “Transfermarkt” nuk është llogaritur edhe i rikthyeri Gauthier Mankenda, i cili në treg vlerësohet me 175 mijë euro.

Ndryshe, prapa Prishtinës renditen Drita e Ballkani. Të dy këto klube vlerësohen me nga 3.73 milionë euro.

Pastaj renditen Llapi, Gjilani, Drenica, Dukagjini, Ulpiana, Malisheva dhe Feronikeli. /Zeri.info

Image