Torino mposht Sassuolon, Mërgim Vojvoda hyri si zëvendësues në minutën e 77-të

Torino mposht Sassuolon, Mërgim Vojvoda hyri si zëvendësues në minutën e 77-të

Sport September 17, 2021 - 22:40
Lajmet e fundit nga sporti

Torino ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, shkruan Zeri.info.

Pas fitores ndaj Salernitanas, skuadra e drejtuar nga Ivan Juric ka mposhtur edhe Sassuolon.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Mapei Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për torinezët e shënoi Marko Pjaca në minutën e 83-të.

Te Torino mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, luajti nga minuta e 77-të, teksa portieri shqiptar, Etrit Berisha, u la në bankën e rezervistëve.

Pas kësaj fitore, Torino ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, kurse Sassuolo mbetet me katër pikë në pozitën e 11-të. /Zeri.info