Raiola thotë se Pogba mund të rikthehet te Juventusi

Raiola thotë se Pogba mund të rikthehet te Juventusi

Sport September 17, 2021 - 19:07
Lajmet e fundit nga sporti

Mino Raiola ka thënë se Paul Pogba mund të rikthehet sërish te Juventusi, shkruan Zeri.info.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e saj.

“Paul Pogba do mbetet pa kontratë në qershor, kështu që ne do të flasim me Manchester Uunited dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Paul ende e do Torinon. Ekziston një shans që Pogba të kthehet në Juventus, po - por gjithashtu varet nga planet e Juventusit” – ka deklaruar agjenti i francezit, Raiola për “Rai Sport”.

Paul Pogba ishte pjesë e Juventusi nga viti 2012 deri më 2016, kur vendosi pastaj të rikthehet në “Old Trafford”. /Zeri.info