Klaas-Jan Huntelaar vendos të pensionohet nga futbolli

Klaas-Jan Huntelaar vendos të pensionohet nga futbolli

Sport September 17, 2021 - 18:36
Lajmet e fundit nga sporti

Klaas-Jan Huntelaar ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pas 19 viteve karrierë si futbollist profesionist, shkruan Zeri.info.

Kjo është konfirmuar nga vet ai, në një intervistë dhënë së fundmi për mediumin holandez “Voetbal”.

Huntelaar bëri një karrierë të bujshme si futbollist. 38-vjeçari e filloi tek të rinjët e De Graafschap, teksa debutimin si futbollist profesionist e bëri në vitin 2002 te PSV Eindhoven.

Huntelaar gjithashtu luajti për skuadrat e njohur si Heerenveen, Ajax, Real Madrid, Milan e Schalke 04.

Klaas-Jan Huntelaar regjistroi edhe 76 paraqitje për Kombëtaren A të Holandës.

Ish-reprezentuesi i Holandës e fitoi tri herë titullin e kampionit në Holandë, dy herë me Ajaxin dhe një herë me PSV-në. Tri herë Kupën e Holandës dhe dy herë Superkupën e Holandës me Ajaxin.

Huntelaar e fitoi nga një herë Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë me Schalken, teksa u shpall edhe kampion i Evropës me Holandën U21. /Zeri.info