Kosova sot mban stërvitjen e radhës, pas rikthimit nga Gjeorgjia
Sport
September 03, 2021 - 12:07
Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme muajin shtator, duke fituar si mysafire e Gjeorgjisë me rezultat 0-1, shkruan Zeri.info.
Menjëherë pas ndeshjes Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, ku sot do të mbahet edhe stërvitja e radhës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Bernard Challandes do ta drejtojë stërvitjen e radhës të Kosovës sot me fillim në orën 13:30.
Seanca e radhës stërvitore do të mbahet në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
Kujtojmë se të dielën (më pesë shtator) “Dardanët” do të përballen me Greqinë, me fillim në orën 20:45, derisa me tetë shtator e presin Spanjën. /Zeri.info