Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë

Zyrtarizohet marrëveshja e sponsorizimit të Ligës së Parë

Sport August 10, 2021 - 12:51
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e martë) presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Viva Fresh” Xhevdet Rexhepi zyrtarizuan marrëveshjen për sponsorizimin e Ligës së Parë.

Nga kjo kontratë ndërmjet FFK-së dhe kompanisë “Viva Fresh” do të përfitojnë 20 klubet e Ligës së Parë të të dyja grupeve.

Palët u dakorduan që Liga e Parë në edicionin e ri garues të quhet “Viva Fresh Liga e Parë”.

Kampionati i ri në “Viva Fresh Liga e Parë” fillon më 28 gusht.

Ndërkaq, të drejtat televizive të kësaj lige për edicionin 2021-2022 i ka fituar kompania “Art Motion”, duke ia siguruar kësaj lige 150 mijë euro për vit futbollistik, marrëveshje e cila u zyrtarizua dje. /Zëri.info