Sot 5 vjet më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Sot 5 vjet më parë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Sport August 07, 2021 - 08:50
Lajmet e fundit nga sporti

Falë sportit të xhudos, para pesë vjetëve e gjithë bota u njoftua edhe më mirë me shtetin e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Në vitin 2016, në Rio de Janeiro të Brazilit u zhvilluan Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

7 gushti është data historike për Kosovën, pasi në këtë datë ishte Majlinda Kelmendi që fitoi medaljen e parë të artë olimpike.

Xhudistja pejane medaljen e artë e fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Vlen të theksohet se në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ishin dy xhudistet tjera që i siguruan Kosovës edhe dy medalje tjera të arta. /Zeri.info