Neymar ia ofron numrin 10 Messit te PSG, por refuzohet nga argjentinasi

Neymar ia ofron numrin 10 Messit te PSG, por refuzohet nga argjentinasi

Sport August 06, 2021 - 16:05
Lajmet e fundit nga sporti

Edhe Neymar është duke tentuar ta bindë Lionel Messin që të transferohet te Paris Saint-Germaini, shkruan Zeri.info.

Barcelona dhe Messi dje (e enjte) edhe zyrtarisht ndanë rrugët, shkaku i pamundësisë që argjentinasi të nënshkruaj kontratën e re.

Kjo situatë e krijuar si shkak i krizës së rëndë financiare që po kalon klubi katalunas.

“RMC Sport” raporton se Neymari i ka ofruar Messit numrin dhjetë në fanellë, numër të cilin ai e mbajti për një kohë të gjatë te Barcelona.

Megjithatë, kjo është refuzuar nga 34-vjeçari, i cili nuk do t’ia marrë numrin e fanellës Neymarit, edhe nëse do të transferohet te PSG, sipas mediumit francez.

Kujtojmë se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është pa skuadër që nga 1 korriku, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Deri më tani është raportuar se vetëm Paris Saint-Germaini ka filluar kontaktet e para për transferimin e Messit. /Zeri.info