Guardiola konfirmon interesimin për Harry Kanen

Guardiola konfirmon interesimin për Harry Kanen

Sport August 06, 2021 - 15:34
Lajmet e fundit nga sporti

Pep Guardiola ka konfirmuar interesimin e Manchester Cityt në Harry Kanen, shkruan Zeri.info.

Harry Kane pritet të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të kësaj vere dhe Manchester City vlerësohet si klubi favorit për transferimin e tij.

Se kampioni në fuqi anglez ka shprehur interesim për të, e ka konfirmuar edhe Guardiola në një konferencë për media të mbajtur sot para ndeshjes finale ndaj Leicester Cityt në Community Shield.

"Kane është një lojtar i Tottenhamit. Nëse Tottenham nuk dëshiron të negociojë, atëherë ka marrë fund.

Nëse duan të negociojnë, shumë klube do të donin të nënshkruanin me Kane, ne nuk jemi përjashtim. Man City është shumë i interesuar për të”, ka deklaruar Guardiola.

28-vjeçari, Harry Kane ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024.

Reprezentuesi anglez në tregun e transferimeve vlerësohet me 120 milionë euro. /Zeri.info