Ndërron jetë ish-futbollisti dhe drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe drejtori i Ferizajt, Nadir Haxhimusa

Sport August 05, 2021 - 13:29
Lajmet e fundit nga sporti

Nadir Haxhimusa, i njohur si futbollist i spikatur i Ferizajt, ndërsa në vitet e fundit edhe si drejtues, ka ndërruar jetë sot (e enjte) në moshën 55-vjeçara, shkruan Zëri.info.

Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit dhe ish-drejtorit sportiv të Ferizajt e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Nadiri ishte sulmues i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub. /Zëri.info