Skuadra e Llapit vaksinohet kundër COVID-19, përjashtim bëjnë 5 lojtarë të huaj, llapjanët kërkojnë ndërhyrjen e FFK-së

Skuadra e Llapit vaksinohet kundër COVID-19, përjashtim bëjnë 5 lojtarë të huaj, llapjanët kërkojnë ndërhyrjen e FFK-së

Sport August 02, 2021 - 22:36
Zbuloni detajet

Skuadra e Llapit ka treguar shembull për të gjitha klubet e Kosovës sa i përket vaksinimit kundër COVID-19.

Nën organizimin e klubit, stafi dhe futbollistët janë vaksinuar ditën e hënë.

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi thotë se vetëm pesë futbollistëve që nuk janë nga Kosova u janë mohuar vaksinat.

"Elvis Prenqi, Ardit peposhi, Bianor Neto, Alef Firmino dhe Riveiera nuk janë vaksnuar pasi që nuk janë lejuar nga autoritet shëndetësore. Apelojë Federatën e Futbollit të Kosovës që të intervenojë dhe koordinohet ne Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që edhe lojtarët e huaj që luajnë në Kosovë, t'u mundësohet vaksinimi", ka thënë Muhamet Rexhepi te hënën për Zeri.info.

Ai deklaron se në total janë vaksinuar 35 persona nga klubi i Llapit.

"Vaksinimi ka shkuar shumë mirë dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Nuk kishim refuzime sa i përket vaksinimit", shtoi Rexhepi.

Image

Llapi në edicionin e kaluar arriti sukses të madh duke e fituar Kupën e Kosovës.

Llapjanët morën pjesë edhe në Conference League për t'u eliminuar në xhiron e parë nga FC Shkupi.

Llapi synon suksese dhe pjesën e epërme të tabelës në edicionin e ri. /Zeri.info