Nora Gjakova: Nuk besoj që ndonjë kampion olimpik në shtetet e tjera tjetër është pritur kaq ngrohtë
Foto:Laura Hasani

Nora Gjakova: Nuk besoj që ndonjë kampion olimpik në shtetet e tjera tjetër është pritur kaq ngrohtë

Sport August 02, 2021 - 22:18
Zbuloni detajet

Në sheshin “Zahir Pajaziti” para mijëra qytetarëve u pritën dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre, Driton Kukën.

Para popullit kosovar, Nora Gjakova tha se kjo medalje e artë olimpike është për popullin kosovar.

Image

“Faleminderit krejt popullit të Kosovës që jeni kaq të mrekullushëm. Nuk besoj që ndonjë kampion olimpik tjetër është pritur kaq ngrohtë. Ja ku jam këtu para popullit shqiptar me medalje olimpike. Kjo është për juve” – u shpreh Nora duke treguar me gisht kah medalje e artë që e fitoi me meritë të madhe.

Image