Kurti: Nga Parisi presim tri e më shumë medalje
Foto:Laura Hasani

Kurti: Nga Parisi presim tri e më shumë medalje

Sport August 02, 2021 - 22:11
Zbuloni detajet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë ndërkaq në të dytën në Tokio, Distria dhe Nora bënë histori.

Ai ka thënë se Majlinda Kelmendi me sukseset e përkushtimin e saj, e trasoi rrugën për të tjerat, që e përcollën në Tokio.

“Kjo është dëshmi se më përkushtim është gjithçka e mundur. Kampione në tatami, kampione në jetë, kampione në gjithçka. Në Olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë kurse në Olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria e Nora bënë histori duke sjellë dy medalje të arta. Medaljet e arta, krahas talentit kërkojnë disiplinë e motivim, taktikë e teknikë të përsosur. Tashmë, të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve olimpike. Ai është trajneri i artë, Driton Kuka që me këmbënguljen e tij, na bëri të gjithëve t’i kthejmë sytë kah xhudo. Tri medalje të arta nga tri gra, për dëshmua barazinë gjinore. Faleminderit vajzave, dhe të gjithëve që punuan për suksesin. Në Rio fituam një medalje, në Tokio dy dhe tani të fillojmë përgatitjet për tri e më shumë medalje në Paris”, ka thënë ai.

Image
Image