Zyrtare: Agim Zeka nënshkruan me Dritën

Zyrtare: Agim Zeka nënshkruan me Dritën

Sport August 01, 2021 - 15:54
Lajmet e fundit nga sporti

Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimin me sulmuesin, Agim Zekën, shkruan Zeri.info.

Zeka së fundmi ishte te Austria Vienna, teksa te "Intelektualët" ka kaluar si lojtar i lirë.

22-vjeçari gjithashtu ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te Kombëtarja e Shqipërisë.

Agim Zeka me klubin gjilanas ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023.

Njoftimi i plotë nga Drita FC (pa ndërhyrje):

“Agim Zeka është përforcimi i radhës

Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa!

Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023.

Mirë se vjen Agim”. /Zeri.info