Arbër Zeneli këput sërish ligamentet e gjurit, do t'i nënshtrohet operacionit - pritet të mungojë për një kohë të gjatë

Arbër Zeneli këput sërish ligamentet e gjurit, do t'i nënshtrohet operacionit - pritet të mungojë për një kohë të gjatë

Sport July 31, 2021 - 19:13
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajm i keq për Përfaqësuesen e Kosovës vije nga Arbër Zeneli, i cili ka pësuar lëndimin e njëjtë që më herët e kishte lënë jashtë fushave për afro një vit, shkruan Zeri.info.

Klubi i Reimsit ka njoftuar se Zeneli ka këputur sërish ligamentet e gjurit, ashtu siç i kishte ndodhur edhe para dy viteve.

26-vjeçari do t’i nënshtrohet disa kontrollave shtesë mjekësore dhe pastaj do t’i nënshtrohet edhe operacionit.

Ende nuk dihet data e saktë e rikthimit të mitrovicasit, por nëse bazohemi në lëndimin paraprak, ai kishte munguar për afro një vit.

Përveç për Reimsin, kjo është një goditje e madhe edhe për Kosovën, pasi që dihet se Arbër Zeneli është një ndër futbollistët kryesor. /Zeri.info