Milani po përgatit një kontratë të re për Kjaer

Milani po përgatit një kontratë të re për Kjaer

Sport July 28, 2021 - 23:38
Lajmet e fundit nga sporti

Krerët e klubit të Milanit raportohet se janë duke përgatitur një kontratë të re për Simon Kjaer, shkruan Zeri.info.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, “Rossonerët” janë të gatshëm të fillojnë negociatat, teksa danezit do t’i ofrojnë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kjaer është pjesë e Milanit nga viti 2020, teksa në sezonin e ri (2021/22) pritet ta bartë edhe shiritin e kapitenit. /Zeri.info