Itali - Angli, ndeshja finale shkon në vazhdime

Itali - Angli, ndeshja finale shkon në vazhdime

Sport July 11, 2021 - 22:57
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar koha e rregullt prej 90-të minutave në ndeshjen finale mes Italisë dhe Anglisë në Kampionatin Evropian, shkruan Zeri.info.

Në “Wembley” të Londrës, Italia dhe Anglia po zhvillojnë finalen e madhe të “Euro 2020”.

Koha e rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, teksa ndeshja tani shkuar në vazhdime me dy pjesë prej 15-të minutave.

45 minutat e parë të kësaj ndeshje u mbyllen me epërsinë minimale të anglezëve, 0-1, me golin e shënuar nga Luke Shaw në minutën e dytë.

Italianët barazuan në pjesën e dytë, me Leonardo Bonuccin që shënoi në minutën e 67-të.

Nëse nuk do të këtë fitues as brenda 30-të minutave, atëherë fituesi do të përcaktohet me penallti.

Kujtojmë se “Azzurrët” janë duke e kërkuar titullin e kampionit evropian për herë të dytë në histori, kurse Anglia për herë të parë. /Zeri.info