Orari i ndeshjeve çerekfinale në “Euro 2020”

Orari i ndeshjeve çerekfinale në “Euro 2020”

Sport June 30, 2021 - 08:24
Lajmet e fundit nga sporti

Sot dhe nesër nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje në Kampionatin Evropian, shkruan Zeri.info.

Ethet e “Euro 2020” rikthehen të premten dhe të shtunën, kur zhvillohen ndeshjet çerekfinale.

Më 2 korrik (e premte) takohen Zvicra dhe Spanja nga ora 18:00, kurse nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja mes Belgjikës e Italisë.

Kurse, më 3 korrik në ora 18:00 zhvillohet ndeshja mes Çekisë e Danimarkës, teksa nga ora 21:00 takohen Ukraina e Anglia.

Fituesit nga ndeshjet e së premtes takohen mes vete në gjysmëfinale, ashtu si edhe fituesit nga ndeshjes e së shtunës. /Zeri.info