“Euro 2020”: Gjermania shënon fitore bindëse ndaj Portugalisë, rrëmben pozitën e dytë në grup

“Euro 2020”: Gjermania shënon fitore bindëse ndaj Portugalisë, rrëmben pozitën e dytë në grup

Sport June 19, 2021 - 19:54
Lajmet e fundit nga sporti

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Pas humbjes nga Franca, të përzgjedhurit e Joachim Low kanë shënuar fitore ndaj Portugalisë në ndeshjen e dytë në Grupin F.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-4.

Ruben Dias (autogol), Raphael Guerreiro (autogol), Kai Havertz dhe Robin Gosens shënuan në fitoren e gjermanëve, teksa golat për portugezët u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Diogo Jota.

Gjermania tani ka tre pikë dhe renditet e dyta në grup, aq sa ka edhe Portugalia një pozitë më poshtë. Franca mbetet lidere me katër pikë, kurse Hungaria e fundit me një pikë. /Zeri.info