Drita përgatitet në Ohër për ndeshjet ndërkombëtare në Conference League

Drita përgatitet në Ohër për ndeshjet ndërkombëtare në Conference League

Sport June 19, 2021 - 19:16
Zbuloni detajet

Drita e ka nisur sot fazën më të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Conference Leagues, shkruian Zeri.info.

Klubi nga qyteti i Gjilanit të shtunë (sot) në ora 14:00 është nisur për në qytetin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut me ç'rast do të përgatitet për ndeshjen ndaj Deçiçit nga Tuzi i Malit të Zi, në garat ndërkombëtare.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik.

"Zeri.info" mëson se Drita do të qëndrojë në Ohër për 10 ditë ku pritet t'i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore në mënyrë që trajneri Ardian Nuhiu, t'i testojë futbollistët para sfidave ndërkombëtare.

Drita në këtë afat kalimtar është përballur me largime të futbollistëve, por ka sjell edhe disa lojtarë më shumë potencial. 

Skuadra "bardhekaltër" në edicionin e fundit u shpall nënkampione e Kosovës. /Zeri.info