Mbyllet pjesa e parë: Gjermania shkon në pushim me epërsi, falë autogolave të portugezëve

Mbyllet pjesa e parë: Gjermania shkon në pushim me epërsi, falë autogolave të portugezëve

Sport June 19, 2021 - 18:48
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Portugali – Gjermani në “Euro 2020”, shkruan Zeri.info.

Në “Allianz Arena”, Portugalia dhe Gjermania janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë në Grupin F.

45 minutat e parë janë mbyllur me epërsinë 1-2 të Gjermanisë. Gjermanët arritën që në minutën e pestë të shënojnë, por goli i Robin Gosens u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pas dhjetë minutave, ishte Cristiano Ronaldo që ia dhuroi epërsinë portugezëve duke shënuar në minutën e 15-të.

“Panzerët” nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin, por falë dy autogolave të futbollistëve të Portugalisë.

Ruben Dias shënoi në portën e gabuar në minutën e 35-të, kurse Raphael Guerreiro në minutën e 39-të. /Zeri.info