Pas golit ndaj Gjermanisë, Ronaldo futet në histori të Kampionatit Evropian

Pas golit ndaj Gjermanisë, Ronaldo futet në histori të Kampionatit Evropian

Sport June 19, 2021 - 18:30
Lajmet e fundit nga sporti

Cristiano Ronaldo është futur në histori të Kampionatit Evropian, pas golit që ka shënuar minuta më parë ndaj Gjermanisë, shkruan Zeri.info.

Në “Allianz Arena”, Portugalia dhe Gjermania janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë në Grupin F.

Kampionët në fuqi të Evropës momentalisht janë duke udhëhequr 1-0, falë golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të.

Për 36-vjeçarin ishte ky goli i tretë i shënuar deri më tani në “Euro 2020”, pas dy golave që shënoi ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë.

Kësisoj, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë në histori të Kampionatit Evropian që shënon së paku tre gola në tre kampionate radhazi (Euro 2012, 2016 dhe 2020). /Zeri.info