Drita po tenton me çdo kusht t'i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Prishtinës, Leotrim Kryeziu

Drita po tenton me çdo kusht t'i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Prishtinës, Leotrim Kryeziu

Sport June 18, 2021 - 00:48
DETAJET

Leotrim Kryeziu në edicionin e fundit shkëlqeu me FC Prishtinën në luftën e këtij ekipi për titullin kampion, shkruan Zeri.info. 

Kryeziu ishte një ndër lojtarët që dha kontribut të jashtëzakonshëm për titullin kampion të fituar nga Prishtina, ekip i drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani. 

Në 34 ndeshje zyrtare me Prishtinën në edicionin e kaluar, 22-vjeçari i realizoi 9 gola dhe kontribuoi edhe me 4 asistime. 

Kryeziu erdhi te Prishtina si huazim nga Lugano derisa tashmë për shërbimet e tij po interesohet Drita. 

Atij i përfundon kontrata me Lugonon vitin tjetër. 

"Zeri.info" nga burime të sigurta pranë klubit gjilanas mëson se Drita është duke e bërë të pamundurën që t'i sigurojë shërbimet e "Leos". 

Madje, drejtues të këtij ekipi tashmë e kanë kontaktuar Kryeziun, i cili në Zvicër u transferua pikërisht nga Drita në verën e vitit 2018. 

"Zeri" gjithashtu mëson se Prishtina do të tentojë që me çdo kusht do bind Kryeziun që mos të largohet nga kryeqyteti. /Zeri.info