EKSKLUZIVE: Festim Alidema largohet nga Drita

EKSKLUZIVE: Festim Alidema largohet nga Drita

Sport June 17, 2021 - 00:47
DETAJET

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Festim Alidema, do të largohet nga Drita ditën e enjte (sot). 

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të "Zeri.info" në klubin "kaltërebardhë". 

Alidema në 29 paraqitje në të gjitha garat me nënkampionët e vendit edicionin e kaluar, i ka realizuar katër gola me skuadrën nga Anamorava. 

Alidema erdhi si huazim te Drita në gusht të vitit të kaluar nga Slaven Belupo e Kroacisë. 

Te klubi kroat nuk arriti që të lu gjurmë. 

23-vjeçari para se të transferohej në Kroaci ishte pjesë e futbollit kosovar, derisa karrierën e nisi te Vllaznia e Pozheranit për të shpërthyer më pas te Llapi. /Zeri.info