Organizim i dobët nga FFK, futbollistët e Kosovës U19 udhëtojë 326 kilometra dhe luajnë me Shqipërinë në të njejtën ditë!

Organizim i dobët nga FFK, futbollistët e Kosovës U19 udhëtojë 326 kilometra dhe luajnë me Shqipërinë në të njejtën ditë!

Sport June 16, 2021 - 01:17
DETAJET

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll nesër (më 16 qershor) udhëton për në Shqipëri, me ç’rast do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, njërën më 16 dhe tjetrën më 18 qershor.

Sfidat në fjalë do të zhvillohen në Elbasan. 

Federata e Futbollit e Kosovës për këto ndeshje e ka bërë një organizim shumë të dobët. 

"Zeri.info" merr vesh se ekspedita e Kosovës do të niset drejt Elbasanit më 16 qershor në ora 7:00 nga zyret e FFK-së me ç'rast pas udhëtimit prej 326 kilometrave do ta zhvillojë ndeshjen në ditën e udhëtimit në "Elbasan Arena". 

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00.

Sigurisht se futbollistët do të jenë të dërmuar nga rruga e gjatë për ndeshjen e parë. 

Sfida e dytë luhet më 18 qershor nga ora 10:00. 

Përballjet me Kombëtaren e Shqipërisë U19 vijnë në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022, e të cilat do të zhvillohen në muajin tetor.

Në rrethin e parë kualifikues Kosova U19 do të përballet me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet kundër Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan Arena”, e ku janë përfshirë 23 futbollistë.

Lista:

Arnis Ajeti (2 Korriku)
Olsi Ismajli (Drita)
Lorenc Shala (West Ham)
Andi Nimani (Prishtina)
Yll Ibrahimi (Drita)
Aulon Shabani (Llapi)
Bleron Avdimetaj (Besa)
Dienit Isufi (Drita)
Leonard Shala (Ballkani)
Erlis Xhemajli (Gjilani)
Milazim Bajraktari (Trepça '89)
Shaban Shabani (Drita)
Ardian Hasani (Trepça '89)
Riad Jashari (2 Korriku)
Arbnor Ferati (Gjilani)
Lorik Rexhepi (Ballkani)
Muhamet Llapashtica (Llapi)
Rrezart Rama (2 Korriku)
Genc Hyseni (Ramiz Sadiku)
Klodis Muharremi (Royal Mouscron)
Miftar Avdiu (2 Korriku)
Egzon Fazliu (Drenica)
Selim Halabaku (Gjilani)

Përzgjedhës: Ramiz Krasniqi. /Zeri.info