Vdes ish-trajneri trajneri Tomorit të Beratit, Guxim Mukli
Sport
June 09, 2021 - 14:14
Detajet
Është ndarë nga jetë ish-trajneri i Tomorit të Beratit, Guxim Mukli.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shqiptar, që i shpreh gjithashtu ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Mukli kishte fituar respektin e të gjithëve, jo vetëm për atë që ishte, por edhe për kontributin që ka dhënë për qytetin e tij në sport, ku përveç si trajner, ka qenë edhe futbollist, shkruan Panorama.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta profesorit, trajnerit, ikonës së futbollit beratas Guxim Mukli. Tomori, i shpreh ngushëllime familjes Mukli. I paharruar profesor Guxim Mukli”, thuhet në njoftimin e klubit.
