![Bledi Shkëmbi bëhet me skuadër të re](/uploads/zeri.info/images/2021/June/01/auto_Bledi-Shkembi1622544599.jpg)
Bledi Shkëmbi bëhet me skuadër të re
Sport
June 01, 2021 - 12:48
Detajet
Bledi Shkëmbi do të udhëheqë Dinamon në sezonin 2021-2022.
Edhe pse ende klubi blu nuk ka bërë prezantimin zyrtar të trajnerit korçar, ai ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën që do të përballojë Superioren, shkruan Panorama.
Shkëmbi në edicionin e fundit e drejtoi Ballkanin në Superligën e Kosovës.
Bashkë me drejtuesit e klubit ai ka piketuar lojtarët që do të afrohen.
Kjo javë pritet të ketë zhvillime në klubin blu, pasi mund të kemi edhe firmat e para në “merkato” që sapo ka nisur.