Arbër Hoxha e konfirmon lajmin e “Zërit”: Kam arritur marrëveshje me Lokomotivën e Zagrebit

Arbër Hoxha e konfirmon lajmin e “Zërit”: Kam arritur marrëveshje me Lokomotivën e Zagrebit

Sport May 26, 2021 - 15:28
Detajet

Ashtu siç paralajmëroi “Zeri.info”, se mesfushori-sulmues Arbër Hoxha do ta vazhdojë karrierën në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit, edhe do të ndodhë.

LEXO EDHE: https://zeri.info/sport/409151/arber-hoxha-perfundon-ne-kroaci-te-lokomotiva-e-zagrebit/?fbclid=IwAR1wBTvFKeuT9B3wPU4SWMCsXC3ZNuHXOVO-nnVQ0xAF1QeNRIL0wfwK3Ys

Futbollisti i Ballkanit e ka konfirmuar lajmin përmes një prononcimi për ATV-në.

Hoxha ka thënë se ka arritur marrëveshje me klubin elitar kroat.

“Kam arritur marrëveshje me Lokomotivën dhe shpresoj se do të më ecën sa më mirë”, ka thënë Arbër Hoxha, përcjell Zeri.info.

Image

Hoxha është njëri ndër futbollistët më cilësorë që aktivohet në futbollin e Kosovës.

Lokomotiva në kampionatin e fundit përfundoi në pozitën e tetë, teksa në këtë ekip janë aktivizuar edhe shqiptarë: Hajdin Salihu, Enis Cokaj, Sherif Kallaku, Françesko Tahiraj dhe Indrit Tuci.

22-vjeçarit me të përfunduar edicioni në Kosovë (të dielën) i ka skaduar edhe kontrata me Ballkanin, pjesë e të cilit është që nga viti 2019.

Hoxha në këtë kampionat i ka realizuar tetë gola me ekipin “portokalli”.

Image

Futbollisti me prejardhje nga Istogu në karrierën e tij, krahas Ballkanit, ka luajtur edhe për Prishtinën, Besën e Pejës, Istogun dhe Hajvalinë.

Hoxha e ka regjistruar edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, e drejtuar nga Bernard Challandes, miqësoren me Suedinë, e zhvilluar në janar të vitit 2020 në Katar.

Hoxha më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21. /Zeri.info

Image