KF Vëllaznimi merr një lajm të dhimbshëm, vdes njëri nga punëtorët e mëdhenj të klubit

KF Vëllaznimi merr një lajm të dhimbshëm, vdes njëri nga punëtorët e mëdhenj të klubit

Sport May 19, 2021 - 22:17
Lajmet e fundit nga sporti

KF Vëllaznimi ka marrë një lajm të dhimbshëm këtë të mërkurë, shkruan Zeri.info.

Sot ka ndërruar jetë Ali Lloqani, i cili njihej si një punëtor i madh.

Klubi gjakovar përmes rrjeteve sociale, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Lloqani.

Telegram ngushëllimi i KF Vëllaznimit:

“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ali Lloqanit, punëtorit të madh e të paepur i cili ka dhënë kontribut të çmuar për Klubin tonë.

Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Ali Lloqanit në KF Vëllaznim.

Ai u dallua me punën e madhe në Klub dhe si rezultat i angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës e më gjerë.

Andaj, na lejoni të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes Lloqani, miqëve e dashamirëve të tij, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.

I paharruar qoftë emri i Ali Lloqanit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu”. /Zeri.info