Agjenti shqiptar, Adrian Aliaj tregon se cili futbollist nga Kosova mund të luaj në të ardhmen në Itali

Agjenti shqiptar, Adrian Aliaj tregon se cili futbollist nga Kosova mund të luaj në të ardhmen në Itali

Sport May 07, 2021 - 18:00
Lajmet e fundit nga sporti

Agjenti i njohur shqiptar i futbollit, Adrian Aliaj, mund ta dërgoj në Itali edhe një tjetër futbollist nga Kosova, shkruan Zeri.info.

Adrian Aliaj së fundmi ka dhënë një intervistë për “CalcioHellas”, ku është pyetur nëse ka ndonjë futbollist nga Kosova që mund t’ua propozoj klubeve italiane.

Sipas Aliajt, Emir Sahiti është futbollisti që ka cilësitë e duhura për të luajtur në Itali.

“Dy vjet më parë erdhi Rrahmani, këtë sezon Vojvoda, ka ndonjë kosovar tjetër që do të dëshironit t'ua tregonit klubeve italiane?” – ishte pyetja nga mediumi italian.

“Emir Sahiti nga Hajduk Split, por i huazuar në HNK Sibenik. Ai është një mesfushor dinamik që mund të luajë edhe si anësor, i fortë në një me një dhe agresiv. Nuk kushton shumë, ai është 22 vjeç dhe për mendimin tim ai ka cilësitë për të luajtur në Itali” – ishte përgjigja e Aliajt.

Kujtojmë se Emir Sahiti hapat e parë prej futbollisti i ka marrë te Ramiz Sadiku dhe FC Prishtina. /Zeri.info

Image