Batatina: Ndeshja jonë kryesore është finalja e Kupës, ndihem komod dhe nuk besoj se largohemi nga Superliga

Batatina: Ndeshja jonë kryesore është finalja e Kupës, ndihem komod dhe nuk besoj se largohemi nga Superliga

Sport May 06, 2021 - 17:31
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se fokusi i tij dhe i skuadrës është te finalja e Kupës së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Llapi pësoi humbje në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt përfundoi me rezultatin 4-2.

Anthony Monin (autogol), Donal Rapo, Osman Mëziu dhe Gentrit Dumani shënuan golet e fitores për vendasit, kurse golat për mysafirët u shënuan nga Amir Hossari dhe Sava Gardasevic.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” u shpreh:

“Duhet ta mbaj rrezikun mbi supe. Sot e bëmë maksimumin. Pamë lojtarë të rinj dhe kualitativ. Do të mundohemi që ndeshjet në vazhdim të japim maksimumin e të marrim pikët e plota. E presim finalen që është ndeshja kryesore e jona. Ndihem komod. Kam ndeshje me Besën dhe do ta japim maksimumin. Nëse kemi fat ta marrim Kupën, do të jemi të motivuar për ndeshjet tjera. Nuk besoj se do të largohemi nga liga sepse kam skuadër të mirë. E rëndësishme është të kualifikohemi në gara të Evropës”.

Llapi ka 39 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë. /Zeri.info