Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Pacolli: 5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave...

Pacolli: 5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave...

Sport May 03, 2021 - 15:09
Detajet

Kosova ka mbushur pesë vjet qëkur u anëtarësua në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA, shkruan Zeri.info.

Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka uruar popullin e Kosovës në këtë ditët të shënuar për futbollin kosovar.

Postimi i Behgjet Pacollit në rrjetin social Facebook:

5 vjet në UEFA

5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave...

Ëndrrës së shumë talentëve, që u shuan pa e shijuar, duke qenë të getoizuar dhe të privuar nga e drejta për garë të barabartë me të tjerët.

5 vjet kur UEFA përmirësoi një padrejtësi që i bëhej sportit më popullor në Kosovë dhe investimeve të shumta nga njerëz të vullnetit të mirë.

Urimet u takojnë pishtarëve që mbajtën gjallë futbollin, përkundër vështirësive.

5 vjet pas pranimit, kur kthejmë kokën prapa, shikojmë investimet infrastrukturore, që lënë shumëçka për t’u dëshiruar.

Gjendja aktuale, nuk është ajo që e dëshironte gjithsecili që është në rrethin e këtij sporti magjik.

Megjithatë, magjia e futbollit vazhdon të shkëlqejë, duke pritur që shpejtë të dalë nga improvizimet dhe planifikimet sot për sot.

Duhet të fillojmë të mendojmë secili, për t’ia dhënë meritat futbollit e sportit në përgjithësi, për kontributin dhe promovimin e madh që ia kanë bërë Republikës sonë.

Para sportit, u gjunjëzuan edhe kundështarët më të mëdhenjë të shtetësisë së Kosovës, edhe shtetet të cilave simbolet dhe himni i “Dardanëve”, iu imponuan me sukseset e arritura

5 vjet pas pranimit në UEFA, uroj të gjithë komunitetin e futbollit, për këtë përvjetor, me dëshirën që hapa të tjerë akoma më gjigantë të bëjmë në 5 vitet e ardhshme.

Shoqëria e bizneset duhet të bëjnë më shumë për futbollin e sportin, duke e shfrytëzuar si vegëz të rëndësishme edhe për interesa nacionale dhe forcim të shtetësisë së vendit tonë. /Zeri.info

Image