Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
LAJMI I FUNDIT: Tottenham e zyrtarizon pasardhësin e Mourinhos

LAJMI I FUNDIT: Tottenham e zyrtarizon pasardhësin e Mourinhos

Sport April 20, 2021 - 12:31
Detajet

Tottenham Hotspur ka konfirmuar trajnerin e ri deri në fund të këtij sezoni.

Klubi i Spurs dje gjatë ditës largoi nga stoli trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Edhe pse u mendua se Tottenham pritet të gjejë një trajner të ri gjatë këtyre ditëve, përmes komunikatës zyrtare ka treguar se rolin e trajnerit do ta marrë Ryan Mason.

“Ne mund të konfirmojmë se Ryan Mason do të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

29-vjeçari bëhet një nga trajnerët më të ri në histori të Premierligës.

Ai u largua nga futbolli gjatë vitit 2017, pasi pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen kundër Chelseat. Ai kishte një kontakt në ajër me mbrojtësin Gary Cahill.