Pas fitores ndaj Gjilanit, Batatina: Dresat vija-vija, kur dojna vijmë e i’u mujna te shpija!

Pas fitores ndaj Gjilanit, Batatina: Dresat vija-vija, kur dojna vijmë e i’u mujna te shpija!

Sport April 17, 2021 - 17:19
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij i ka dhënë shkollë sot Gjilanit, shkruan Zeri.info.

Në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës, Llapi shënoi fitore sot në udhëtim te Gjilani.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me fitoren 0-2 të llapjanëve, me dy golat e shënuar nga Edon Sadriu.

Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Art Sport”, Tahir Batatina u shpreh:

“Llapi sot tregoi që është dashtë të jetë kampion me ndeshje që i kemi fituar. I kemi pasur disa humbje pas një ngarkese të madhe dhe ky është Llapi i vërtetë. I kemi dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit dhe kemi bërë një paraqitje të madhe” – tha fillimisht trajneri i Llapit.

Në fund, Tahir Batatina thumboi “Skifterat” duke shtuar: “Dresat vija-vija, kur dojna vijmë ju mujmë te shpija”.

Ndryshe, pas kësaj fitore Llapi ka 36 pikë dhe renditet i pesti. /Zeri.info